LDK: Vazhdojnë spastrimet në institucionet edukativo-arsimore të Prishtinës

Prishtina

LDK: Vazhdojnë spastrimet në institucionet edukativo-arsimore të Prishtinës

Më: 4 shkurt 2017 Në ora: 09:21
LDK

Qeveria e Komunës së Prishtinës dhe kryetari i saj nuk ua kanë vazhduar mandatin drejtoreshave të institucioneve parashkollore të Komunës së Prishtinës me përjashtim të drejtoreshës së IP “Dielli” në Kodrën e Diellit, bashkëshorti i së cilës është familjar i Qëndron Kastratit - shef i grupit të asambleistëve të VV-ës në Asamblenë Komunale të Prishtinës.

Grupi parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës ia perkujton kryetarit të komunës, Shpend Ahmeti, se dikur ai zotohej se do të luftoj nepotizmin dhe do të bëjë departizimin e institucioneve edukativo – arsimore, por sot po ndodhë e kundërta.

Pra, rreth 95% e të përzgjedhurve deri më sot janë anëtarë dhe militant të Lëvizjes Vetvendosje, ose të afërm të tyre.

LDK vlerëson se kështu ndodhi edhe me drejtoreshat e IP-ve, të cilave, përkundër përvojës së gjatë dhe cilësisë së lartë profesionale në fushën e arsimit, nuk u ofruan, së paku, nga një vend pune, për të cilën gjë rrergullativa ligjore e obligon DKA-në dhe Komunën dhe përzgjodhi kuadro të besueshme të VV-ës dhe të afërme të strukturave të VV-ës.

Grupi parlamentar i LDK-ës dëshiron të njoftoj opinionin se politikat diskriminuese kadrovike që po ndjek Shpend Ahmeti kanë instaluar metodologjinë e eliminimit duke e keqpërdorur instrumentin e konkursit dhe duke bërë vazhdimisht shkelje proceduarale gjatë përzgjedhjeve kadrovike për të cilën gjë ka konstatuar edhe auditori i jashtëm në Raportin e Auditorit për vitin 2015. E njëjta metodologji është zbatuar edhe gjatë vitit 2016, thuhet në komunikatën e LDK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat