LDK: Ahmeti keqmenaxhon 80 mijë euro të buxhetit të komunës

Prishtina

LDK: Ahmeti keqmenaxhon 80 mijë euro të buxhetit të komunës

Më: 7 shkurt 2017 Në ora: 10:36
LDK

Grupi i Asambleistëve të LDK-së në Kuvendin Komunal të Prishtinës i ka quajtur kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmetin dhe ekipin e tij në komunë gënjeshtarë dhe hipokritë.

“Fytyra e tyre e vërtet po del në pah çdo ditë dhe për këtë po i referohemi disa fakteve të zbuluara nga Auditori i Përgjithshëm”.

“Të gjeturat e Auditorit të Përgjithshëm për Komunën e Prishtinës gjatë vitit 2015 janë të shumta. Disa nga të gjeturat kanë të bëjnë edhe me parregullsitë e identifikuara në ndarjen e subvencioneve për persona fizik dhe juridik”

” Kjo krijon bazën e dyshimit për vepra penale të kryera nga kryetari i komunës me rastin e nxjerrjes së vendimeve për ndarje të subvencioneve, sepse bëhet fjalë për shkelje procedurale dhe materiale për 13 përfitues të subvencioneve për projekte në vlerën prej 79,868 €”.

“Këto të dhëna për keqmenaxhimin e parasë publike janë vetëm disa nga arsyet që kryetari i Prishtinës, deri më sot nuk u ballafaqua me Kuvendin e Komunës, sepse keqmenaxhimi dhe dështimet e vazhdueshme gjatë qeverisjes tre-vjeçare nuk është lehtë të arsyetohen para këshilltarëve dhe opinionit të gjerë”, thuhet në një reagim të kësaj partie.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat