Kryetari Shpend Ahmeti ka shkruar në Facebook në lidhje me lajmin e publikuar së fundmi, ku një mësuese nga shkolla fillore “Emin Duraku” në Prishtinë, ka postuar në Facebook fotografitë e fëmijëve të cilët nuk e kishin mësuar vjershën.
“Për rastin e mësimdhënëses të publikuar në media mbrëmë
Mësimdhënësja ka postuar foto në grup të mbyllur në facebook ku janë dakorduar me prindërit për komunikim. Kryetarja e prindërve ka thënë se kjo ka qenë marrëveshja me prindër.
Megjithatë për opinion po ju tregojmë për masat e ndërmarra
Kemi dërguar letër zyrtare në mëngjes tek inspektorët e Ministrisë së Arsimit sepse është nën përgjegjësinë e tyre ky inspektim
Kemi dërguar ekipin e drejtorisë së Arsimit për vizitë speciale dhe për ta përgatitur raportin deri në fund të ditës
Drejtori i Shkollës do të përgatis raport:
Në bazë të këtyre DKA me drejtoreshën Arbërie Nagavci do të merr vendimin meritor”.
Ahmeti më pas gjatë statusit ka shkruar që kjo është punë e inspektoratit të arsimit dhe ka postuar nenin ligjor që tregon që është në kompetencë të Inspektoratit të Arsimit.
“P.S. Udhëzimi administrativ
Ligji Nr.2004/37
PËR INSPEKSIONIN E ARSIMIT NË KOSOVË
Detyrat e Inspeksionit të Arsimit
Neni 4
4.2. Inspektimet e rregullta informative dhe kontrolluese kryhen në mbështetje të planit
vjetor të Inspeksionit të Arsimit, kurse ato emergjente e speciale në bazë të kërkesave të
organeve dhe palëve të interesuara.
Mbrojtjen shëndetësore të fëmijëve, të nxënësve, të studentëve, të mësimdhënësve
dhe të punëtorëve të tjerë të institucionit arsimor;
Masat disiplinore të shqiptuara ndaj nxënësve, studentëve, mësimdhënësve dhe
punëtorëve të tjerë të institucionit;
5.3. Inspektorët e arsimit urdhërojnë edhe:
Inicimin e procedurës disiplinore ndaj mësimdhënësve dhe punëtorëve të tjerë, të cilët nuk i kryejnë punët dhe detyrat e përcaktuara me rregulla të institucionit dhe
me ligj;
UDHËZIM ADMINISTRATIV
Ndalimi, ndërprerja e punës dhe inicimi i procedurës disiplinore ndaj mësimdhënësve dhe punëtorëve të tjerë në institucionet edukativo-arsimore, aftësuese dhe shkencore
Neni 2
Ndalimi, ndërprerja dhe inicimi i procedurës disiplinore
Inspektori i arsimit, ndalon, ndërpren punën e mësimdhënësve dhe punëtorëve në institucionet edukativo- arsimore, shkencore dhe aftësuese si dhe e fillon procedurën e shqyrtimit të masës
disiplinore ndaj tyre, nëse konstaton se:
e) përdor dhunën fizike ndaj fëmijëve, nxënësve, studentëve dhe kolegëve ;
nj) në mënyrë të paautorizuar jep të dhënat e besueshme si:
të dhënat personale të fëmijëve, nxënësve dhe studentëve, familjes dhe kolegëve;
informatat shëndetësore dhe mjekësore;
problemet familjare;”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.