LDK e Prishtinës akuzon Vetëvendosjen për punësime të militantëve në arsim

Prishtina

LDK e Prishtinës akuzon Vetëvendosjen për punësime të militantëve në arsim

Më: 9 shkurt 2017 Në ora: 11:51
Konferenca e Lidhjes Demokratike e Kosovës dega në Prishtinë

(E plotësuar) - Asamblistët e LDK-së në Kuvendin komunal të Prishtinës kanë shumë vërejtje në lidhje me fushën e arsimit në komunën e Prishtinës.

Grupi i asamblistëve të LDK-së në një konferencë për media kanë akuzuar pushtetin komuanl në Prishtinë se kanë bërë punësime në baza partiake  dhe se janë punësuar aktivistë nga komuna tjera.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së Agim Gashi tha se në këtë komunë që nga fillimi i gjysmëvjetorit të dytë e deri më sot kanë humbur qindra orë mësimi si rezultat i pushimeve të lehonisë, pushimeve mjekësore dhe lëvizjeve të punëtorëve nga vendet e tyre të punës.

Gashi: DKA është kompetente të dërgojë zëvendësimin

“Sipas burimeve kompetente, orë mësimi janë humbur në shkollën ‘Gjergj Fishta’, “Iliria”, ‘Nazim Gafurri’, ‘Pavarësia’, ‘Asim Vokshi’, ‘Anton Zako Çajupi’, dhe ‘Dardania’. Nëse mund ta zbërthejmë këtë pak më në detaje kjo ka të bëjë me lëvizjen e punëtorëve si rezultat i sëmundjeve, pushimeve të lehonisë apo gjetjes së ndonjë vendi të ri të punës për të cilën gjë zëvendësimi i të cilëve drejtoria e shkollave është kompetente vetëm deri në tri ditë, ndërsa pas tri dite duhet të dërgohet zëvendësimi nga drejtoria e arsimit kontratë të veçantë në mënyrë që nëse pushimi zgjatë më shumë se një muaj, ata kanë kohë ta shpallin konkursin dhe ta bëjnë pranimin e ri. Por deri në një muaj është kompetente drejtoria e arsimit ta dërgojë zëvendësimin me marrëveshje të veçantë”, tha Gashi.

Sipas tij po vazhdon diskriminimi në forma të ndryshme gjatë procedurave të zhvillimit të konkurseve, ku sipas tij mbi 90 përqind e të punësuarve janë nga komunat e tjera të Kosovës.

Gashi: Po vazhdon diskriminimi gjatë zhvillimit të konkurseve

“Mbi 90 përqind e të punësuarve nuk pranohen nga banorët rezident të komunës së Prishtinës, por vijnë nga komunat tjera. Unë e di që ligji nuk e pengon këtë gjë, por neve vetëm po e japim si fakt për të thënë se në këto lista ka shumë njerëz që vijnë nga zyrat e Vetëvendosjes të cilët janë aktivistë nëpër degët e Vetëvendosjes nëpër komuna të ndryshme. Për shembull në Hajvali ka ardhur sekretarja e shkollës, aktiviste e Vetëvendosjes nga Ferizaj”, tha Gashi.

Ai tha se  të gjitha drejtoreshat e institucioneve parashkollore janë eliminuar nga konkurrenca, përveç njërës që sipas tij ka lidhje më një funksionar të Vetëvendosjes.

Gashi: Të gjitha drejtoreshat e institucioneve parashkollore janë eliminuar

“Të gjitha drejtoreshat e institucioneve parashkollore gjatë këtij muaji janë eliminuar nga konkurrenca, përveç drejtoreshës së një Institucioni parashkollorë në ‘Kodrën e Diellit’ e cila fatmirësisht, a fatkeqësisht është e afërt me njërin nga funksionarët e Vetëvendosjes”, tha ai.

Sipas Gashit, si rezultat i mos mirëmbajtjes së nxemësve me kohë nga komuna, mësimi është zhvilluar me orar të shkurtuar për disa ditë në disa shkolla të Prishtinës.

Gashi është pyetur edhe rreth vendimit të komunës së Prishtinës për mosvazhdimin e  kontratave të disa zyrtarëve të LDK-së dhe PDK-së për banesat komunale nga ana e komunës së Prishtinës.

Në lidhje me këtë çështje Gashi  nuk ka dashur që të komentojë duke thënë se  ai është vendim i Kuvendit nëse ua vazhdon apo jo dhe se nuk është kompetencë e kryetarit të komunës.

Gashi: Kompetenca është ekskluzive e Kuvendit Komunal

“Është vendim i Kuvendit të Komunës së Prishtinës dhe Kuvendi i komunës është kompetent ta ndryshojë vendimin me ua vazhdua shfrytëzimin ose mos me ja vazhdua shfrytëzimin. Jo kryetari i komunës, sepse nuk është kompetent kryetari i komunës me marrë vendime për shfrytëzimin e pronës, as qeveria komunale, kompetencë është ekskluzive e Kuvendit Komunal...Duhet Kuvendi, nuk mundet as kryetari, as kryeministri i Kosovës, as kryetari i Kuvendit të Kosovës, por Kuvendi i Komunës së Prishtinës. Ai është sovrani dhe pronari”,  tha ai.

Dje Drejtoria e Pronës së komunës së Prishtinës ka dalë në një konferencë për media ku drejtori Dren Kukaj tha se është marr vendim që t’i largojë nga banesat që ua kishte ndarë komuna në vitin 2007 disa zyrtarëve të LDK-së që kanë qenë drejtorë në komunë por edhe të paktën një asamblisti të PDK-së.

LDK e Prishtinës: Shkollat kanë humbur qindra orë mësimi

Lidhja Demokratike e Kosovës dega në Prishtinë ka mbajtur një konferencë për media për zhvillimet e fundit në arsim dhe rreth vërejtjeve që kjo parti ka identifikuar ndaj pushtetit komunal.

Agim Gashi, shefi i grupit parlamentar të LDK në Kuvendin Komunal tha se në komunën e Prishtinës që nga fillimi i gjysmëmvjetorit të dytë kanë humbur qindra orë mësimi si pasojë e pushimit të lehonisë dhe pushimeve mjekësore, ndërsa sipas tij Drejtoria e Arsimit nuk ka reaguar me kohë dhe në përputhje me rregullativat ligjore për të dërguar zëvendësim.

 Sipas tij orë mësimi janë humbur në shkollat “Gjergj Fishta”, “Iliria”, “Nazim Gafurri”, “Pavarësia”, ‘Dardania”, “Asim Vokshi”, “Andon Zako Çajupi”.

Gashi gjithashtu  tha se po vazhdon diskriminimi në forma të ndryshme gjatë procedurave të zhvillimit të konkurseve. Sipas tij mbi 90 përqind e të punësuarve vijnë nga komuna tjera të Kosovës.

Sipas tij në Hajvali sekretarja e shkollës ka ardhur nga Ferizaj si aktiviste e VV-së në këtë qytet.

Gashi tha se të gjithë drejtoreshat e institucioneve parashkollore janë eliminuar, vetëm një ka mbetur se ajo është e afërt me një nga funksionarët e Vetëvendosjes.

Gashi është pyetur edhe rreth vendimit të komunës së Prishtinës për mosvazhdimin e  kontratave të disa zyrtarëve të LDK-së dhe PDK-së për banesat komunale nga ana e komunës së Prishtinës.

Gashi tha se ai është vendim i Kuvendit nëse ua vazhdon apo jo dhe për këtë nuk ka dhënë ndonjë koment.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat