Fshati Mramor, deponi e mbeturinave

Prishtina

Fshati Mramor, deponi e mbeturinave

Nga: B.S Më: 13 shkurt 2017 Në ora: 10:43
Mbeturinat në fshatin Mramor

Fshati Mramor në Komunën e Prishtinës ngjanë më shumë në një deponi të mbeturinave.

Edhe pse kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti kishte bërë premtime se do t’i hiqte mbeturinat edhe nëpër fshatra, pamjet flasin ndryshe, shkruan Bota sot.

Një lexues i gazetës Bota sot i ka dërguar këto foto që ju sjellim më poshtë, në të cilat shihet gjendja e këtij fshati.

Kujtojmë se nga ky fshat vijnë disa nga zyrtarët e lartë të LDK-së, shefi i asamblistëve të LDK-së, Agim Gashi dhe Shefki Gashi./BS/

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat