Inaugurohen pajisjet klorifikuese të ujit në “Velani”

Prishtina

Inaugurohen pajisjet klorifikuese të ujit në “Velani”

Më: 16 shkurt 2017 Në ora: 11:21
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, i shoqëruar nga ambasadori i Sllovenisë në Prishtinë, Miljan Mejhen, dhe kryeshefi ekzekutiv i KRU “Prishtina”, Ilir Avdullahu, kanë bërë inaugurimin e pajisjeve të reja klorifikuese në stacionit pompues “Mirëdita” në lagjen “Velania” në Prishtinë.

Këto pajisje të këtij projekti më vlerë prej 20 mijë euro donacion i Sllovenisë u vlerësua se do të përmirësojnë cilësinë e ujit për 70 000 mijë konsumatorë në kryeqytet.

Ministri Stavileci tha se më shumë se asnjëherë, jo vetëm tek ne, por në të gjithë botën po bëhen përpjekje për ujin dhe energjinë dhe se kjo është vitale për jetën e njerëzve.

“Kjo tregon që kompania rajonale e Ujësjellësit Prishtina do të jetë kampione e këtij sektori dhe po e dëshmon se janë në rrugë të mbarë që gjithmonë është në shërbim të qytetarëve në furnizim cilësor me ujë të pijshëm”, ka thënë ai.

Kryeshefi ekzekutiv i KRU “Prishtina”, Ilir Abdullahu, tha se me digjitalizimin e klorinatorëve do të vazhdojnë në tërë Kosovën.

“Këtë vit do ta arrijmë një furnizim 24 orë me ujë”, tha ai.

Ndërsa, ambasadori i Sllovenisë në Prishtinë, Miljan Mejhen, theksoi se është privilegj që Sllovenia dhe Kosova kanë një shoqëri të mirë politike, por edhe ekonomike.

“Ne kemi shumë biznese që investojnë këtu. Ky projekt ka filluar në vitin 2014, jam i gëzuar sot që jam pjesë e inaugurimit. Është shumë e rëndësishme të ruash cilësinë e ujit, edhe në të ardhmen do të kemi projekte të tjera”, ka thënë ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat