LDK e Dardanisë: Ne nuk dëmtojmë pronën publike, eksperta për me kall vetura jeni ju!

Prishtina

LDK e Dardanisë: Ne nuk dëmtojmë pronën publike, eksperta për me kall vetura jeni ju!

Më: 18 shkurt 2017 Në ora: 15:56
Autobusi


Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti nuk e akuzojë asnjë subjekt politik në lidhje me xhamin e thyer të autobusit kur tha, se “Kot e kanë, Prishtina po bëhet”, ndonëse tërthorazi ai i akuzojë kundërshtarët e tij për këtë akt. Por, Lidhja Demokratike e Kosovës- Dega e Dardanisë, po mendon se akuza e Ahmetit shkoi në drejtim të tyre.

“Te akuzohet një subjekt për dëmtim prone, sikur kjo me autobus, pa asnjë argument është vetëm një skenar i pritur i VV-se”, thuhet në një prononcim në rrjetin social Facebook të LDK-së së Dardanisë, faqe në të cilën është shumë aktiv, zv/ministri Bajaram Gecaj.

“LDK është subjekt i njohur si parti Institucionaliste dhe qe kurrë nuk dëmton pronën. Experta për me kall vetura, objekte dhe vet shtetin janë pikërisht këta qe po akuzojnë te tjerët. LDK i gëzohet çdo përparimi dhe qytetaret janë ata qe e dine me se miri këtë”, thuhet tutje në reagimin e LDK-së.

Ndërkohë, ende nuk është bërë zyrtare se si ka ardhur deri të thyerja e xhamit të njërit prej autobusëve të rinj. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat