E moshuara viziton Shpend Ahmetin në Komunë, ai befasohet nga ajo që i thotë

Prishtina

E moshuara viziton Shpend Ahmetin në Komunë, ai befasohet nga ajo që i thotë

Nga: G.B Më: 3 mars 2017 Në ora: 11:54
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka realizuar dje takimin e rregullt me qytetarë.

Por, ndryshe nga herët tjera, dje ai është befasuar nga një e moshuar që ka shkuar për ta vizituar, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Ahmeti tregon se një 78 vjeçare ka shkuar për ta parë nëse ai ishte mirë, pasi kishte kuptuar se kishte qenë në vizitë tek mjeku, për shkak të gjendjes shëndetësore.

Postimi i tij i plotë:

Dje:

Në takimet e rregullta me qytetarë u takova me nanën Sabile, një grua 78 vjeçare që mezi kishte ecur deri te zyra. Duke pritur të ma prezantoj hallin që ka ajo, më tha që kishte dëgjuar nga vajzat e saj që kam patur një kontrollë mjekësore te një mjek ku edhe ajo ishte kontrolluar dhe ishte brengosur shumë për shëndetin tim. Prandaj kishte kërkuar nga vajzat që me çdo kusht të vijë e të më shoh sepse e kishte shumë me rëndësi që unë të mos sëmurem sepse me duhet të punoj për qytetin, për të luftuar padrejtësitë, dhe për të ndihmuar hallexhinjtë

Në mbrëmje, Hashim Thaçi paska deklaruar se do ta vizitojë komunën e Prishtinës kur të përmirësohet qeverisja në komunë. E thotë ish kryetari i subjektit me më së shumti aktakuza të kryetarëve nga radhët e saj. E mos të flasim për gjërat tjera dhe qeverisjen në Kosovë.

Janë dy arsye pse unë rri në politikë, për të punuar kundër padrejtësive dhe për njerëzit si nëna Sabile, dhe për të kundërshtuar njerëzit si Hashim Thaçi./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat