Yagcilar dhe Ahmeti flasin për akomodimin e AKP-së

Prishtina

Yagcilar dhe Ahmeti flasin për akomodimin e AKP-së

Më: 3 mars 2017 Në ora: 17:08
Mahir Yagcilar dhe Shpend Ahmeti

Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar, priti sot kryetarin e komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, të cilët diskutuan për çështjen e akomodimit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, për rregullimin e hapësirave të jashtme të objekteve shtetërore si për çështjet tjera në fushën e administratës publike, ofrimin e shërbimeve administrative nga komuna e Prishtinës dhe institucionet tjera për qytetarët e Kosovës.

Në këtë takim ministri Yagcilar dhe kryetari Ahmeti diskutuan edhe rreth projekteve të përbashkëta për katalogun e vendeve të punës si dhe për ngritjen e bashkëpunimit me komunën e Prishtinës për projektet e interesit të përbashkët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat