Flamur Shala: 11 veturat me qira për vitin 2016 i kushtuan Komunës 51.154,50 €

Prishtina

Flamur Shala: 11 veturat me qira për vitin 2016 i kushtuan Komunës 51.154,50 €

Më: 3 mars 2017 Në ora: 17:30
Flamur Shala

Asambleisti i LDK-së në Prishtinë Flamur Shala ka dhënë disa shifra sipas të cilit Komuna e Prishtinës ka bërë shpenzime të mëdha për karbutant të veturave dhe shpenizme të mëdha edhe për pagesën e qerasë së veturave.

Ja reagimi i plotë

Nuk do të besohej se 58 veturat e Komunës së Prishtinës do t’i kalonin 6197 km në ditë, në vitin 2016. Ose, çdo veturë ka kaluar nga 123.95 km në ditë. Epabesueshme!

Më poshtë gjeni saktë:

SHPENZIMET PËR VETURA NË KOMUNËN E PRISHTINËS NË VITIN 2016

Në vitin 2016, Komuna e Prishtinës ka shpenzuar 154,942.64 € për karburante, nëse merret çmimi mesatar prej 1€ për litër të karburantit, del se janë shpenzuar 154,942.64 litra.

Nëse shpenzimi mesatar i një veture është 10 l në100 km, del se me këtë sasi karburanti mund të kalohen 1, 549, 420.00 kilometra.

Për 250 ditë pune gjatë vitit, del se çdo ditë janë kaluar nga 6,197.68 km me veturat e komunës.

Duke pasur parasysh që nga 58 veturat e komunës, 50 janë operacionale del se çdo veturë ka kaluar nga 123.95 km në ditë.

Edhe po të supozohet se çdo veturë në ditë pune kalon nga 50km, del se shpenzimi mesatar i karburantit do të ishte 24.8l në 100km.

Së bashku me shpenzimet e mirëmbajtjes, regjistrimit e qiramarrjes, komuna ka shpenzuar 263,948.06 € për 50 veturat e saja në vitin 2016, prej nga del që çdo veturë i ka kushtuar nga 5278.96 € buxhetit komunal për vitin 2016.

11 veturat  me qira për vitin 2016 i kushtuan Komunës 51.154.50 €, rrumbullak 7 vetura të reja (DACIA, të njëjta si të qirasë).

 Veturat me qira (11 sish), kryetari të mos i nxjerr në shesh, se kanë shpenzime, e mund të dalë edhe vetura e 8-të. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat