Blerand Stavileci nuk mohon kandidimin për Prishtinën

Prishtina

Blerand Stavileci nuk mohon kandidimin për Prishtinën

Më: 6 mars 2017 Në ora: 23:30
Blerand Stavileci

Ministri i Zhvillimit Ekonomik është njëri nga emrat e lakuar për ta përfaqësuar PDK’në në garën për zgjedhjet lokale për Prishtinën.

Këtë Stavileci nuk e ka mohuar në një emision televiziv, duke thënë se po të ishte në vend të Ahmetit, Prishtina do të ishte shumë më e zhvilluar ekonomikisht, me përqindje më të vogël të papunëve dhe shembull i një qendre inovative.

“Mendoj që ka shumë gjëra që nuk janë bërë si: Energjia e ripërtërishme, IT, etj. Në Prishtinë do mund të hapeshin shumë vende të reja të punës, sidomos me sektorin e IT’së. Pra, kryeqyteti nuk do të ishte vetëm qendër e teknologjisë se informacionit por edhe qendër e eksportimit të shërbimit të IT-së”, u shpreh Stavileci.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat