Komuna e Prishtinës me disa aktivitete në Ditën e Mësuesit

Prishtina

Komuna e Prishtinës me disa aktivitete në Ditën e Mësuesit

Më: 7 mars 2017 Në ora: 07:38
Ilustrim

Për nder të Ditës së Mësuesit, sot Komuna e Prishtinës organizon disa aktivitete.

Kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti dhe drejtoresha e Arsimit, Arbërie Nagavci, do të vizitojnë Shkollën Fillore "Naim Frashëri".

Grupi i Grave Asambleiste do të shpërndajë mirënjohje për mësuesit e pensionuar dhe veteranë të arsimit.

Ndërkaq, në ndërtesën e re të Komunës së Prishtinës, do të mbahet manifestimi festiv, me program nga nxënësit e shkollave të Prishtinës dhe do të nderohen mësuesit e dalluar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat