Qetësohet situata pas vërshimit në qendër të Prishtinës

Prishtina

Qetësohet situata pas vërshimit në qendër të Prishtinës

Më: 9 mars 2017 Në ora: 17:38
Foto nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar) - Situata në qendër të Prishtinës pas vërshimit tashmë është qetësuar.

Bëhet e ditur se deri tek kjo situatë në rrugën “Luan Haradinaj” kishte ardhur si pasojë e shpërthimit të një gypi të Ujësjellësit të Prishtinës.

Uji që kishte vërshuar këtë pjesë ka depërtuar edhe në ndërtesat pranë, përfshirë edhe Këshillin Gjyqësor të Kosovës.

Ujësjellësi tashmë ka ndalur ujin në atë pjesë, dhe kjo zonë është rrethuar.

Deri tani, as Ujësjellësi i Prishtinës e as Komuna e Prishtinës nuk e kanë komentuar këtë situatë.

Shpërthejnë gypat e ujësjellësit në qendër të Prishtinës

Para pak çastesh ka shpërthyer gypi kryesor i ujësjellësit në rrugën “Luan Haradinaj”, në qendër të Prishtinës.

Ashtu siç shihet nga pamjet, nga shpërthimi i këtyre gypave rruga është vërshuar nga uji.

Uji ka vërshuar objektet e Stacionit Qendra të Policisë së Kosovës dhe objekte të tjera përreth.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat