Sot rreth orës 17:00 në Prishtinë konkretisht në rrugën “Luan Haradianj” ka shpërthyer një tub kanalizimi, por tani gjendja është nën kontroll.
Ujësjellësi ka sqaruar shpërthimin dhe ka thënë se konsumatorët e ujit në këtë lagje do të mbesin pa furnizim me ujë deri në riparimin e gypit.
“Rreth ores 17 ka shperthy tubi magjistral DN-300mm ne rrugen Luan Haradinaj.Pa uje kan mbetur Qendra e Qytetit,Pejtoni,Lakrishte dhe Dardania.Ekipet jan mobilizuar tani jan ne teren po riparimi i tubit do te merr kohe deri ne sanim dhe furnizimi pritet te kthehet rreth ores 22.Kerkojm ndjes per konsumatoret qe tani jan pa furnizim me uje”, thuhet në sqarimin e ujësjellësit.