Marrin flakë orët e rrymës, Evakuohen banorët e një banese në Tophane

Prishtina

Marrin flakë orët e rrymës, Evakuohen banorët e një banese në Tophane

Më: 14 mars 2017 Në ora: 21:57
Foto nga vendi i ngjarjesPolica

Banorët e një banese në lagjen Tophane të Prishtinës është dashur t’i leshojnë banesat e tyre për disa minuta. Krejt kjo ka ndodhur pasi orët e rrymës kanë marrë flakë. Policia dhe Zjarrfikësit kanë dal në vendin e ngjarjes.

Orët e rrymës se një banese në lagjen Topane kanë marr flakë, ku nga kjo janë rrezikuar edhe banorët e kësaj godine.

Madje, mësohet se një banor i kësaj ndërtese edhe është alivanosur.

Polica dhe Zjarrfikësit janë marr me rastin dhe kanë evakuuar banorët që gjendeshin brenda në këtë kohë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat