PDK: Çelaj ende nuk është kandidat për Prishtinën

Prishtina

PDK: Çelaj ende nuk është kandidat për Prishtinën

Më: 16 mars 2017 Në ora: 00:21
Lirak Çelaj

Sekretari i përgjithshëm i PDK-së në Prishtinë, Bujar Cakolli ka mohuar pretendimet se Lirak Çelaj është votuar që të jetë kandidat në zgjedhjet lokale për Komunën e Prishtinës.

“Është e vërtetë që kemi pas mbledhjen e radhës ditën e kaluar. Është e vërtetë qe ka një disponim për kandidaturën e Lirak Çelajt, por është spekulim i medias se nuk ka pas ndonjë votim, por ka qenë vetëm një opinion” ka thënë Cakolli, në emisionin Fakt Plus..

Ai ka nënvizuar se komuna e Prishtinës është një komunë potenciale dhe prandaj kandidatura e saj do të jetë edhe në koordinim me kryetarin e PDK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat