Ja ku e gjeti FSK-ja 4 vjeçarin e humbur në Mramor

Prishtina

Ja ku e gjeti FSK-ja 4 vjeçarin e humbur në Mramor

Më: 16 mars 2017 Në ora: 10:45
Mësohet se fëmija mbrëmë ka fjetur në një objekt afër një antenës që gjendet në bjeshkët e kësaj pjese

(E plotësuar) - Fëmija 4 vjecar nga Mramori i cili kishte humbur mbrëmë, gjatë tërë natës kishte qëndruar në një objekt i cili gjendet afër një antene në bjeshkët e Mramorit.

Sipas informacioneve 4 vjecari kishte fjetur në këtë objekt dhe me t’u zgjuar në mëngjes ishte nisur për në shtëpi, ku edhe është gjetur nga Forcat e Sigurisë së Kosovës.

Tani vogëlushi Erion Gashi gjendet në shtëpinë e tij, pran familjarëve dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.

4 vjecari ka humbur dje rreth orës 17:00, dhe që nga ajo kohë familja, bashkëfshatarët dhe ekipet e Policisë e FSK-së, kanë nisur kërkimin e tij i cili ka rezultuar me gjetjen e tij.

Gjendet Erion Gashi, i humbur dje në fshatin Mramor

Është gjetur i gjallë fëmija i humbur mbrëmë në Mramor.

Lajmin e ka bëtë të ditur Policia.

“Operacioni për kërkimin e 4 vjeçarit,  i cili ka vazhduar edhe sot,  ka rezultuar me sukses, ku rreth orës 10:20, është gjetur i gjallë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Mësohet se fëmija mbrëmë ka fjetur në një objekt afër një antenës që gjendet në bjeshkët e kësaj pjese.

Erion Gashi në mëngjes pasi është zgjuar e ka marrë rrugën për t'u kthyer në shtëpi dhe gjatë asaj kohe ai është gjetur nga Forca e Sigurisë së Kosovës së bashku me familjarët e tij.

Fëmija është në gjendje të mirë shëndetësore.

Image
Erion Gashi

Policia njofton se fëmija 4 vjeçar nga Mramori, i cili mbrëmë ishte zhdukur është gjetur sot i gjallë dhe shëndosh e mirë.

Erion Gashi ishte larguar mbrëmë nga shtëpia e tij rreth orës 17:00 ndërsa kërkimet për gjetjen e tij kishin filluar menjëherë nga  policia me qen, FSK si dhe disa bashkëfshatarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat