Veseli: Pak kush e besonte se Prishtina do të ketë ujë 24 orë

Prishtina

Veseli: Pak kush e besonte se Prishtina do të ketë ujë 24 orë

Më: 17 mars 2017 Në ora: 12:59
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli po merr pjësë në përurimin e  Fabrikës për përpunimin e ujit  në Shkabaj.

Veseli është shprehur se shumë pak qytetarë po e besojnë se Prishtina do të ketë ujë të pijshëm 24 orë në ditë.

“Rrugës për të ardhur takova edhe bashkëqytetarë, të them të drejtën kur u tregova se do të vij në këtë përurim të fabrikës së ujit që krijon mundësi qytetarëve të Prishtinës që të kenë 24 ujë, shumë pak kush e besonte”.

Veseli është shprehur se përurimi i kësaj fabrike do të rrisë kualitetin e jetës së qytetarëve.

“Kjo do ta rrisë kualitetin e jetës në Prishtinë dhe në Obiliq, më kryesorja është se në Prishtinë nuk do të duhet t’u tregojmë mysafirëve që nuk ka ujë pas orës 24:00”.

I pari i Kuvendit që ka falënderuar të gjithë donatorët e këtij projekti, përfshirë edhe kryetarin e komunës ka thënë se pos Prishtinës, ka edhe shumë qytete në Kosovë që kanë një problem të ngjashëm.

“Të gjitha këto janë shqetësime dhe nevoja të përditshme të qytetarëve, kjo është politika që duhet të ndodhë në Kosovë, të mos merremi me fjalë e akuza verbale por të orientohemi në projekte që plotësojnë nevojat e qytetarëve”.

“Qytetarët duan ujë të pijshëm, nuk është vetëm Prishtina, janë edhe shumë qytetet të tjera që kanë këtë problem dhe ne duhet të orientohemi në zgjidhjen e këtij problemi, dhe ky është mesazhi që dua të përcjellë këtu sot”, ka përfunduar ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat