ATK mbyll 9 lokale të lojërave të fatit në Prishtinë

Prishtina

ATK mbyll 9 lokale të lojërave të fatit në Prishtinë

Më: 17 mars 2017 Në ora: 16:07
Lokali i mbyllur

Departamenti i Lojërave të Fatit në Administratën Tatimore të Kosovës, dje pas orës 16:00 ka zhvilluar aktivitet zyrtar në Prishtinë, tek disa lokacione që dyshohej se disa subjekte-individ, ushtronin ilegalisht veprimtarinë e lojërave të fatit.

Gjatë këtij aksioni inspektoret tatimore kanë kontrolluar 9 lokacione, tek të cilat janë gjetur parregullsi të shumta ligjore, duke përfshirë aparate për lojëra të fatit pa licencë, lojëra të ndaluara me ligj, si dhe aparate pa numra serik.

Si rezultat i këtij aksioni janë mbyllur 9 lokacione të lojërave të fatit, të cilave edhe janë vendosur  shiritat zyrtar të ndalimit të ushtrimit të veprimtarisë. Për të gjitha parregullsitë e evidentuara janë shqiptuar gjoba në vlere 15 mijë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat