Dumoshi: Mustafa e nisi dhe e jetësoi fabrikën e ujit

Prishtina

Dumoshi: Mustafa e nisi dhe e jetësoi fabrikën e ujit

Nga: BOTA SOT Më: 17 mars 2017 Në ora: 22:11
Shefja e stafit të kabinetit të kryeministrit, Vlora Dumoshi

Shefja e stafit të kabinetit të kryeministrit, Vlora Dumoshi, ia ka atribuar meritat për ndërtimin e Fabrikës së Ujit në Shkabaj, kryeministrit Isa Mustafa.

Përmes një postimi në Facebook,  Dumoshi ka thënë që zgjidhjen e problemeve të qytetarëve e ofron qeverisja e Mustafës.

Postimi i plotë i saj:

Pesë vjet më parë kryetari Mustafa e nënshkroi marrëveshjen për ndërtimin e Fabrikës së Ujit në Shkabaj. Sot, ky objekt u përurua nga njeriu që vuri themelet e jetësimit të tij.

E jetësuam projektin për ngrohjen përmes koogjenerimit i cili do të ofrojë ngrohje për tërë banorët e kryeqytetit.

Gjatë Qeverisjes Mustafa u kryen të gjitha punët dhe pritet të filloj ndërtimi i Termocentralit “Kosova e Re”, e cila do të krijojë stabilitet të plotë të furnizimit me energji elektrike në tërë vendin.

Zgjidhja e çështjeve vitale të qytetarëve lidhet me qeverisjen e Isa Mustafës!/BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat