Këta janë dy kandidatët e parë zyrtarë për kryetar të Prishtinës

Prishtina

Këta janë dy kandidatët e parë zyrtarë për kryetar të Prishtinës

Më: 22 mars 2017 Në ora: 09:40
Prishtina

Shpend Ahmeti dhe Lirak Çelaj janë dy kandidatët që do t’i futen garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë, tjerat parti ende nuk i kanë bërë të ditur emrat e kandidatëve të tyre

Gara për të parin e Prishtinës ka bërë që të rriten pakënaqësitë edhe brenda vetë partive politike. Derisa dy nga partitë në vend, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) si dhe Lëvizja “Vetëvendosje” (VV) kanë dalë pa hezitim me kandidaturat e tyre për Prishtinën, partitë tjera po hezitojnë të përcaktohen për kandidatin. “Lufta” brenda këtyre partive se kush do të kandidojë për të parin e Prishtinës po vonon edhe kandidaturat.

PDK-ja në Prishtinë në mënyrë unanime ka votuar që kandidat për Prishtinën të jetë kryetari i kësaj dege, Lirak Çelaj. Edhe nga VV-ja konfirmohet se Shpend Ahmeti do ta ketë besimin e partisë edhe për një mandat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat