Një delegacion nga Austria interesohet për projekte ekonomike në Prishtinë

Prishtina

Një delegacion nga Austria interesohet për projekte ekonomike në Prishtinë

Më: 23 mars 2017 Në ora: 14:39
Takimi Ahmetit me delegacionin nga Austria

Kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti duke iu dëshiruar mirëseardhje mysafirëve iu foli atyre për mirëqeverisjen në Komunën e Prishtinës, luftimin e krimit dhe korrupsionit, ndalimin e ndërtimeve pa leje, transparencën radikale, reformën në administratë e shëndetësi dhe në përgjithësi për transformimin e konceptit të qeverisjes në komunë sa më afër interesave të qytetarëve, njofton kumtesa nga Komuna e Prishtinës.

Ndërkaq nënkryetari, Dardan Sejdiu prezantoi projektet kapitale të Komunës së Prishtinës, siç janë investimet në Trafikun Urban si pjesë e reformimit të transportit publik, investimet në fabrikën u ujit në Shkabaj, projektin e koogjenerimit për ngrohjen qendrore të qytetit, investimet në infrastrukturë, në shëndetësi e arsim, si dhe projektet e planifikuara, sidomos ato në partneritet publiko-privat.

Në përbërje të të cilit ishin edhe Franz Wessig, përfaqësues i Ministrisë së Ekonomisë, nga departamenti për bashkëpunim ndërkombëtar ekonomik,  Ministria e Punëve të Jashtme të Austrisë Alexander Schallenberg, udhëheqës i departementit për Evropë, në Ministrinë Federale për Evropë, Integrim dhe Punë të Jashtme, Ëerner Almhofer, referent për Ballkanin Perëndimor në kuadër të departamentit për Evropë dhe ish amb. i OSBE në Kosovë dhe Gernot Pfandler, ambasadori i Austrisë në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat