Ahmeti: Me kërcënime e dhunë nuk na ndalin

Prishtina

Ahmeti: Me kërcënime e dhunë nuk na ndalin

Më: 23 mars 2017 Në ora: 19:29
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka komentuar sulmin fizik ndaj aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje Agron Kabashi, ku ka thënë se me kërcënime e dhunë, nuk ua ndërrojnë mendjen e as nuk mund t’i ndalin.

“Krejt ata që e kundërshtojnë Lëvizjen dhe nuk pajtohen me qëndrimet tona besoj që së paku e kanë të qartë një gjë, me kërcënime e dhunë nuk na e ndërrojnë mendjen e as që na ndalin. Vetëm se na e forcojnë bindjen për rrugën përpara”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat