Nga sot Prishtina 24 orë ujë

Prishtina

Nga sot Prishtina 24 orë ujë

Më: 27 mars 2017 Në ora: 08:48
Ilustrim

Qytetarët e Prishtinën nga sot dot kenë ujë 24 orë këtë e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Ai ka thënë se pas dezinfektimit dhe testimit të gypave kanë lëshuar ujin.

“E kemi dezinfektuar gypin nga sot do të kemi 24 orë ujë, nëse ka reduktime ka vetëm nga ndonjë prishje”, tha Ahmeti.

Sipas tij, periudha e testimit dhe dezinfektimit të gypave ka zgjatur 10 ditë. “Problemet mund të jenë infrastrukturore dhe që kanë të bëjnë me lartësi, këtë problem duhet ta zgjedhin në mënyrë individuale”, ka bërë të ditur Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti.

Ndryshe fabrike ujit në shakaja ka kushtuar 35 milionë euro investim i ky i Qeverisë së Kosovës dhe të një kredi të marr nga Ujësjellësi “Prishtina”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat