Inspektorët komunalë në aksion për lirimin e hapësirave publike

Prishtina

Inspektorët komunalë në aksion për lirimin e hapësirave publike

Më: 5 prill 2017 Në ora: 09:41
Foto nga sheshi në Prishtinë

Përveç punëve të parapara me plan-program, Drejtoria  e Inspekcionit ka organizuar disa aksione për  largimin e shitësve ambulant  nga rrugët, sheshet  dhe trotuaret e qytetit pa lejen e organeve kompetente të Komunës. Aksioni do të vazhdoj edhe gjatë ditëve në vijim.

Drejtori i kësaj drejtorie, Ismet Syla, tha se fillimisht janë larguar auto-mjetet lodra për fëmijë, që ishin vendosur në hapësirat e Sheshit  “Adem Jasharit”, Sheshit “Isa Boletini” dhe Sheshit ”Agim Hajrizi”, për të vazhduar më pas me  largimin e shitësve të tjerë pa lejen adekuate  nga organet kompetente.

Sipas drejtorit Syla, aksioni i inspektorëve është zhvilluar edhe në Rrugën “Vëllezërit Dragaj” për largimin e shitësve të spinaqit dhe prodhimeve tjera. “Në këtë hapsi nuk janë kushtet higjienike dhe sanitare të nivelit për shitjen e këtyre produkteve ushqimore, andaj edhe janë larguar nga aty. Po ashtu, ne  do t’i largojmë edhe  disa tavolina improvizuese të pa nevojshme dhe që janë pengesë për qytetarë, në Sheshin “Shemsi Ahmeti”. Do të intervenojmë me operatoret e angazhuar për largimin edhe të të gjitha mbeturinave  të hedhura në atë pjesë të qytetit”, tha ai.

Drejtori Syla, fton të gjithë qytetaret që të mbështesin aksionin e inspektorëve dhe që të japin kontributin e tyre për të mbajtur hapësirat publike në qytet sa pastër. 

Përveç kësaj, Drejtoria e Inspkecionit bashkë me  Drejtorinë e Mjedisit dhe Kompaninë Uniteti, mbështetur edhe nga Policia e Kosovës, janë duke e zhvilluar një aksion tjetër për mbulimin e deponisë së qytetit në Koshtovë,   për pengimin e djegieve të mbeturinave dhe ndalimin e ndotjes së ambientit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat