Flet drejtori i postës, tregon a do të kandidojë për kryetar të Prishtinës

Prishtina

Flet drejtori i postës, tregon a do të kandidojë për kryetar të Prishtinës

Nga: G.B Më: 5 prill 2017 Në ora: 17:41
Drejtori i Postës së Kosovës, Agron Mustafa

Duke qenë se zgjedhjet lokale do të mbahen këtë vit, jozyrtarisht partitë kanë filluar me fushatë e disa kanë treguar edhe për kandidatët potencialë për kryetar komunash.

Gjatë ditës së sotme janë parë duke pirë kafe asamblisti i PDK-së Lirak Çelaj dhe drejtori i Postës së Kosovës, Agron Mustafa, të cilët janë përfolur si dy kandidatë për kryetar të Prishtinës, shkruan Bota sot.

Por, lidhur me këtë ka reaguar drejtori Mustafa, i cili përmes një postimi në Facebook, ka mohuar se do të jetë kandidat për kryetar të Prishtinës.

“Jo lehtë edhe kafe me pi me shok!!!

Megjithatë, po e konfirmoj edhe ni herë: Nuk do t'jem kandidat për kryetar të Prishtinës”, ka shkruar Mustafa në Facebook./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat