Ndërtimet në Matin 1 përplasin komunën e Prishtinës me Ministrinë e Mjedisit

Prishtina

Ndërtimet në Matin 1 përplasin komunën e Prishtinës me Ministrinë e Mjedisit

Më: 5 prill 2017 Në ora: 22:39
Lagjja Mati I

Komuna e Prishtinës, përkatësisht Drejtoria e Urbanizmit, ka vendosur të vazhdojë ndërtimet e banesave rreth Rrugës B dhe në lagjen Mati 1, edhe pse Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka kërkuar tërheqjen e planit rregullues të vitit 2011 për shkak që e konsideron si jolegjitim.

Drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit, Liburn Aliu tha se Inspektoriati i Ministrisë së Mjedisit nuk ka kompetenca ligjore të kërkojë anulimin e lejeve ndërtimore që janë dhënë në bazë të këtij plani rregullues.

Një gjë të tillë sipas Aliut e ka pasur vetëm Ministria e Pushtetit Lokal, por ajo brenda afatit të përcaktuar ligjor nuk e ka kundërshtuar e as dërguar në gjykatë këtë plan, dhe rrjedhimisht lejet ndërtimore të dhëna nga kjo drejtori janë ligjore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat