Mësimdhënësit e Prishtinës trajnohen për zbatim të Kurrikulës së re

Prishtina

Mësimdhënësit e Prishtinës trajnohen për zbatim të Kurrikulës së re

Më: 13 prill 2017 Në ora: 15:38
Ministri Bajrami në shkollën “Dardania “ të Prishtinës

MAShT-i këto ditë ka organizuar trajnime për rreth 9000 mësimdhënës nga të gjitha shkollat e Kosovës për nivelin parafillor dhe klasat :1 ,6.

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë z. Arsim Bajrami dhe drejtoresha e DKA-së së Prishtinës .Arbërie Nagavci , vizituan shkollën “Dardania “ të Prishtinës ku po trajnohen mësimdhënësit e Komunës së Prishtinës për zbatim të Kurrikulës së re.

"Ky është një proces shumë i rëndësishëm për ndërrimin e gjendjes në sistemin tonë arsimorë, përmes kësaj kurrikule , në synojmë që të ngrisim cilësinë në arsim përmes mësimdhënies moderne, theksoi ministri Bajrami.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat