Ahmeti: "Bllok pas Blloku" do ta ndryshojë Bregun e Diellit

Prishtina

Ahmeti: "Bllok pas Blloku" do ta ndryshojë Bregun e Diellit

Më: 15 prill 2017 Në ora: 13:46
Projekti "Bllok pas Blloku" në lagjen Bregu i Diellit

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se ka filluar implementi i projektit "Bllok pas Blloku" në lagjen Bregu i Diellit, me të cilin do të përmirësohet jeta urbane, si dhe do të përmirësohet hapësirës publike përmes krijimit të një vendi të qëndrueshëm social dhe miqësor ndaj mjedisit.

Ai në facebook ka shkruar se me këtë projekt kanë për qëllim krijimin e një hapësire publike me shumë funksione që do të ndërthur hapësira për socializim (takime, tubime, shëtitje, pushim etj), rekreacion pasiv dhe aktiv (jogging, vrapim, patinazh, lojëra, ushtrime, etj), përdorimin e gjelbërimit të formave të ndryshme (të ulëta, të mesme dhe të larta) në favor të ofrimit të një mjedisi të gjelbëruar dhe të rehatshëm.

Ky projekt është financuar në bashkëpunim me UNHABITAT-in. Vlera e projektit është 166.274.11 euro, ndërkaq plani dinamik parasheh që projekti të kryhet brenda 90 ditë pune.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat