Shënohet Dita e dëshmoreve të Prishtinës

Prishtina

Shënohet Dita e dëshmoreve të Prishtinës

Më: 18 prill 2017 Në ora: 07:11
Komuna e Prishtinës ka organizuar disa aktivitete për të nderuar dëshmorët

Sot shënohet Dita e dëshmoreve të Komunës së Prishtinës.

Për shënimin e kësaj dite, Komuna e Prishtinës ka organizuar disa aktivitete për të nderuar dëshmorët.

Aktivitetet fillojnë me homazhe tek varret e dëshmorëve në ‘Velani’, për të vazhduar me homazhe te përmendorja e Zahir Pajazitit dhe shtatorja e Skënderbeut. Po ashtu do të bëhen homazhe tek varret e të gjithë të rënëve në Komunën e Prishtinës.

Gjatë ditës do të ketë edhe një aktivitet humanitar për dhurimin e gjakut, po ashtu organizuar nga Komuna e Prishtinës dhe një akademi përkujtimore për dëshmorët. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat