Gashi: LDK-ja nuk është përzier në punët e bordit

Prishtina

Gashi: LDK-ja nuk është përzier në punët e bordit

Më: 19 prill 2017 Në ora: 08:23
Agim Gashi, shefi i grupit të asamblistëve të LDK-së

Agim Gashi, shefi i grupit të asamblistëve të LDK-së ka komentuar për protestat e punëtorëve të trafikut urban kundër drejtorit të ri, Nexhmi Uka duke thënë se Halil Mustafa është shkarkuar për shkak të shkeljeve të ndryshme.

Gashi në një intervistë në emisionin Ora e Fundit ka thënë se LDK-ja nuk është përzier në punët e bordit lidhur me këtë çështje.

“Sa i përket trafikut urban ne nuk jemi përzier në asnjë procedurë vendimarrëse të bordit”.

“E gjitha çka është politike në këtë punë janë përfaqësuesit e komisionit të aksionarëve ku aty duhet të jetë edhe përfaqësuesi i kryetarit të komunës”.

“Të gjitha procedurat tjera kanë shkuar sipas ligjit për ndërmarrjet publike dhe ligjet për shoqëri tregtare”,

“Ne nuk kemi ndërhyrë në punët e bordit lidhur me këtë çështje”.

“Sipas informatave që kemi ata pas shkeljeve të ndryshme që ka bërë ish-kryeshefi ekzekutiv, Halil Mustafa është shkarkuar”, ka thënë Gashi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat