11 vjet burg për të akuzuarin për vrasjen në “Amsterdam” në Prishtinë

Prishtina

11 vjet burg për të akuzuarin për vrasjen në “Amsterdam” në Prishtinë

Më: 19 prill 2017 Në ora: 17:23
Në mbrojtjen e tij, i akuzuari Genc Selimi, ka ngushëlluar familjen e të ndjerit duke theksuar se akti i kryer ka ndodhur pa qëllim

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur fajtor dhe ka dënuar me 11 vjet burgim Gent Selimin, pasi ky i fundit me datën 30.03.2013, në klubin e natës “Amsterdam” në Prishtinë, ka shkaktuar lëndime të renda trupore tashmë të ndjerit, Luan Bektashi.

Ndërsa Isuf Drejiqi dhe Besim Ahmeti, që ishin akuzuar për pjesëmarrje në rrahje janë dënuar me një vit e gjashtë muaj burgim, për secilin.

Në mbrojtjen e tij, i akuzuari Genc Selimi, ka ngushëlluar familjen e të ndjerit duke theksuar se akti i kryer ka ndodhur pa qëllim.

Palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën së Apelit të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat