Sejdiu për Gashin: Mjerë ne kush përfaqëson qytetarët e Prishtinës

Prishtina

Sejdiu për Gashin: Mjerë ne kush përfaqëson qytetarët e Prishtinës

Më: 21 prill 2017 Në ora: 17:45
Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu ka komentuar se si asamblisti i LDK-së në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Shefki Gashi iu ka drejtuar drejtorit të Kulturës, Besart Vllahinja që projekt-propozimin për themelimin e Ansamblit të qytetit, mund ta përdor për letër tualeti.

“Mjerë na kush përfaqëson qytetarët e Prishtinës në Kuvend Komunal”, ka shkruar Sejdiu në llogarinë e tij në Facebook.

Gashi i ka thënë Vllahinjës madje se projektin për ansamblin “Rexho Mulliqi”, mund ta përdor për tualet katolik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat