Akuza se autobusët e rinj kanë ardhur nga rezervat e Kroacisë

Prishtina

Akuza se autobusët e rinj kanë ardhur nga rezervat e Kroacisë

Më: 22 prill 2017 Në ora: 20:12
Autobuset

Kryesuesi i bordit të Trafikut Urban, Avdi Ferri i cili kontestohet nga Komuna e Prishtinës ka dyshime se autobusët e Ivekos nuk erdhën nga Çekia por nga ndonjë rezervë e Kroacisë.
Sipas tij kjo u vërejt nga ngjyra më shumë nuanca të këtyre mjeteve të transportit por dhe nga tabelat e regjistrimit të autobusëve.

Për këtë sipas Avdi Ferrit drejtuesit komunal janë nën hetime nga polica ekonomike.

“Ato autobusë me ngjyrë të verdhë, njëri është i verdhë, tjetri i portokalltë. Çka domethanëë kjo. Sot ngjyrosja e mjeteve të transportit, përzierja e ngjyrave bëhet me kompjuter dhe nuk munden me kanë ndryshe. Po këto autobusë kanë ardhe prej një stokut në Kroaci dhe janë ka bëhen hetime për këtë”, tha Ferri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat