Sejdiu u takua me kompanitë e angazhuara për reformimin e transportit publik

Prishtina

Sejdiu u takua me kompanitë e angazhuara për reformimin e transportit publik

Më: 25 prill 2017 Në ora: 17:58
?Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu, i shoqëruar nga drejtuesja e Kabinetit të Kryetarit, Fitore Pacolli në takim përfaqësuesit e kompanive të angazhuara nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim

?Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu, i shoqëruar nga drejtuesja e Kabinetit të Kryetarit, Fitore Pacolli, të martën pritën në takim përfaqësuesit e kompanive të angazhuara nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për reformimin e transportit publik në Prishtinë.

Kompanitë "BNV", "Aspiro" dhe "Recura", janë të angazhuara në zhvillimin dhe implementimin e programit për përmirësimin e performancës financiare të kompanisë publike "Trafiku Urban", me theks të veçantë në zhvillimin e politikave tarifore, përmirësimin e efiçiencës në sigurimin e të ardhurave përmes shërbimeve, etj.

Ndërsa kompania "Transport Economics Limited" do të fokusohet në definimin e kontratës për shërbim publik, në mes komunës dhe operatorëve publik dhe privat.

Nga ana e tij nënkryetari Sejdiu iu tregoi të pranishmëve për rëndësinë, qëllimin e reformës së transportit publik dhe afatet kohore që duhet të përmbushen, thuhet në komunikatën për media të komunës së Prishtinës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat