70 prodhues të qumështit në Grashticë përfitojnë makina për mjeljen e gjedheve

Prishtina

70 prodhues të qumështit në Grashticë përfitojnë makina për mjeljen e gjedheve

Më: 27 prill 2017 Në ora: 14:00
70 prodhues të qumështit në fshatin Grashticë të Prishtinës, kanë përfituar 70 makina për mjelje dhe 210 bidonë të aluminit për transport të qumështit

70 prodhues të qumështit në fshatin Grashticë të Prishtinës, kanë përfituar 70 makina për mjelje dhe 210 bidonë të aluminit për transport të qumështit, në kuadër të “Programit për Zhvillim e Bujqësi”, të implementuar nga Agjencia Turke për bashkëpunim dhe koordinim TIKA.

Me anë të këtyre makinave do të mundësohet mjelja sa më e shpejt e gjedheve si dhe përmes bidonëve do të mundësohet grumbullimi higjienik i qumështit.

Ambasadorja turke në Kosovë, Kivilicim Kilic, tha  se shpresojnë që ky projekt të ndihmojë ekonominë e Kosovës dhe ekonominë  brenda familjeve gjithashtu.

Kilic: Shpresojmë që me këtë projekt të ndihmohet ekonomia

“Sot gjendemi këtu për t’ju dhuruar këto makina mjelëse të cilat mendojmë se do të jenë përkrahje e duhur për ju. Ju lutem që këtë ta pranoni si një reflektim i dhuratës së popullit të Turqisë në emër të miqësisë ndërmjet dy popujve tanë. Me këtë rast shpresojmë se me këtë ndihmesë do të ndihmojmë në ekonominë e Kosovës dhe në ekonomitë e tuaja familjarë, edhe një herë ju uroj për këtë dhuratë” u shpreh ajo.    

Edhe  kryetari i komunës Shpend Ahmeti,  u shpreh se  vendit i duhet një ekonomi e qëndrueshme për të zbutur papunësinë dhe se nuk ka ditë më të mirë për një kryetar komune se sa kur pranon ndihma të tilla për qytetarët.

Ahemti:  Nuk ka ditë më të mirë për kryetar se sa kur pranon ndihma për qytetarët

“Sot kemi kënaqësinë të pranojmë edhe këtë ndihmë nga shteti turk. Po ashtu kam kënaqësinë që ky projekt sot ka të bëjë me zhvillimin, sepse në fund të fundit neve na duhet një ekonomi e qëndrueshme për me zbutë papunësinë. Ndonjëherë një makinë mjelëse është shumë më domethënëse për një familje se  sa kumedit çfarë ndihme tjetër. Nuk ka ditë më të mirë për kryetar komune sa sa kur pranon projekte dhe ndihma të tilla për qytetarët e vet”, tha ai .

Drejtori i bujqësisë Ferat Makolli, u shpreh shumë i kënaqur për këtë bashkëpunim  duke shpresuar se kjo nuk do të jetë ndihma e fundit.

Makolli : Shpresojmë që kjo nuk do të jetë ndihma e fundit

 “Shpresoj që kjo nuk do të jetë ndihma e fundit por do të jetë vetëm një fillim për të ardhmen. Falë angazhimit të kryetarit ne kemi edhe një marrëveshje me Oden Austriake kështu që besoj se do të kemi  edhe ndihma të tjera”, tha ai.

Projektet e TIKA-s janë treguar shumë të suksesshme edhe në të kaluarën, ndërsa  përmes projekteve të reja që priten të realizohen synohet që të  rritet cilësia e prodhimit dhe bashkëpunimi në mes të dy shteteve.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat