Policia e jugut në Prishtinë nga Lakrishtja në ish hotelin Victory

Prishtina

Policia e jugut në Prishtinë nga Lakrishtja në ish hotelin Victory

Më: 5 maj 2017 Në ora: 16:02
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se stacioni policor jugu që ndodhej në lagjen "Lakrishte" në Prishtinë, që nga sot është zhvendosur në objekt tjetër, në afërsi të Termokosit, saktësisht në objektin e ish hotel Victory.

Sipas njoftimit, sa i përket numrave kontaktues (telefonat fiks) të zyrtarëve që punojnë në kuadër të këtij stacioni mbeten po të njëjtit.

“Për të qenë më afër qytetarëve Drejtoria Rajonale e Policisë së Prishtinës, ka vendosur që në objektin e vjetër, të qëndroj një numër i caktuar i zyrtarëve policor që do të merren me raste në atë zonë. Po ashtu në objektin e vjetër do të vazhdojnë punën edhe zyrtarët policor që punojnë në kuadër njësitit të trafikut rrugor në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat