Asambleistet ‘flejnë gjumë’ në kuvendin komunal të Prishtinës

Prishtina

Asambleistet ‘flejnë gjumë’ në kuvendin komunal të Prishtinës

Më: 7 maj 2017 Në ora: 20:53
Komuna e Prishtines

Në Prishtinë mund të vërehen fare lehtë mjaft probleme si ndërtimet pa leje, mungesa e parqeve nëpër lagje, mungesa e mirëmbajtjes së lojërave për fëmijë, rrugët e dëmtuara dhe shumë të tjera të kësaj natyre. Por siç duket për shumë asamblistë të komunës së Prishtinës këto probleme janë inekzistentë për arsyen se po preferojnë që në seancat e kuvendin komunal t’i kalojnë në heshtje dhe jo t’i ngrenë këto çështje.

Përfaqësuesi i organizatës INPO që monitoron seancat e kuvendit Komunal, Admir Shala është shprehur se një numër i konsiderueshëm asambleistësh nga të cilët shumica janë femra nuk kanë folur asnjë fjalë në këtë mandat. Ai thotë se performanca e kësaj asambleje komunale ka qenë e plogësht dhe shpesh herë në ata asambleistë që kanë folur ka pasur ofendime karshi njëri-tjetrit.

Por, sipas asambleistes të Komunës së Obiliqit, Teuta Berisha arsyeja e pasivitetit të asambleisteve femra është presioni që ato kanë brenda partisë. Ajo thotë se edhe në komunën e Obiliqit është një situatë e ngjashme për shkak se asambleistet i frikësohen ndonjë dënimi që mund të marrin nga partia në rast se kritikojnë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat