Presidenti Nishani vizitoi Komunën e Prishtinës

Prishtina

Presidenti Nishani vizitoi Komunën e Prishtinës

Nga: A.M. Më: 11 maj 2017 Në ora: 17:51
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani dhe Kryetari Shpend Ahmeti

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, gjatë qëndrimit në Kosovë ka vizituar Komunën e Prishtinës ku takoi Kryetarin e Prishtinës Shpend Ahmeti.

Gjatë takimit, presidenti Nishani dhe kryetari Ahmeti kanë biseduar për punët që janë bërë në Komunë, ku e ka përgëzuar edhe për punën që ka bërë në thellimin e bashkëpunimit konkret me Tiranën dhe komunat tjera shqiptare.

Po ashtu, presidenti Nishani  e ka siguruar Ahmetin se do të jetë mbështetësi dhe përkrahësi i tij në punët e mira që po bën.

Kurse, Ahmeti  e ka falënderuar Presidentin Nishani për vizitën që i bëri Komunës dhe e ka përgëzuar për rolin unifikues në zgjedhjen e ngërçit politik në Shqipëri.

Po ashtu, ai ka shtuar se bashkëpunimi i ngushtë me Tiranën ka bërë që të dy qytetet sot të marrin pjesë në konferenca dhe nisma të njohura ndërkombëtare ku po prezantohen politikat e ndërmarra për të përmirësuar jetën e qytetarëve.

Image
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani dhe Kryetari Shpend Ahmeti
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat