Dega e PDK-së në Prishtinë dhe Çelaj marrin përkrahjen e deputetëve të nivelit qendror

Prishtina

Dega e PDK-së në Prishtinë dhe Çelaj marrin përkrahjen e deputetëve të nivelit qendror

Më: 12 maj 2017 Në ora: 22:09
Dega e PDK -së/ Prishtinë

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, 14 prej tyre, kanë marrë pjesë në takimin konsultativ të ftuar nga kryetari i degës, Lirak Çelaj.

Në takim u shtruan çështjet lidhur me organizimin territorial të zonave zgjedhore, koordinimi me nëndegët dhe seksionet e Kryeqytetit si dhe fuqizimi i këtij procesi.

Kryeqyteti ofron mundësi dhe sfida, u tha në takim, do rishikim të operacionalizimit të detyrave si dhe ngritjen e përgjegjësisë dhe bashkëpunimit në mes të nivelit lokal dhe qendror.

“Prishtina është më shumë se kryeqytet dhe zonë e rëndësishme zgjedhore, para së gjithash është burim i fuqisë intelektuale, dijes, të arriturave dhe shtetndërtimit. Ne kemi vizion ta bëjmë Prishtinën metropol, qytet të institucioneve, kulturës dhe traditës”, theksoi kryetari Lirak Çelaj dhe shtoi se bashkëpunimi me deputetët e nivelit qendror do të fuqizohet çdo ditë.

Deputetët që kanë vendbanim dhe jetojnë në kryeqendër, u theksua në takim, do të jenë përkrahës të fuqishëm dhe mbështetës të problematikave të kryeqendrës në Parlament duke i dhënë mbështetje pa rezervë degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Prishtinë.

Me këtë rast, Kryetari Çela tha se do të sjellim një praktikë të re të përfaqësim në parlament dhe do të quhen deputetë të lobimit dhe të përfaqësimit për Prishtinën metropol dhe Fillimin e Ri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat