Nis vikendi i dizajnerëve

Prishtina

Nis vikendi i dizajnerëve

Më: 13 maj 2017 Në ora: 07:22
Ilustrim

?Ky vikend na gjen me “Vikendin e Dizajnerëve”, në sheshin Zahir Pajaziti, ngjarje kjo e organizuar nga dyqani bamires Teshavesha, e që mbahet të shtunën dhe të dielën.

'Vikendi i Dizajnerëve' mbështetet nga Empoëer Private Sector dhe KAMA dhe mundëson pjesëmarrjen e dizajnerëve dhe prodhuesve vendor të tekstilit në një treg të hapur.

Në këtë ngjarje dizajnerë të njohur të modës si Valdrin Sahiti, Vjollca Llapashtica, Enkeleida Shatrri, Teuta Matoshi, Flutra Dedinja nga ZAM, Valon Osmani, Mevlyde Llugiqi, Albina Dyla, Ardita Rizvanolli, Egzon Kazagiqi, Soxey dhe të tjerë kanë dhuruar kreacionet e tyre falas të cilat pastaj do të shiten me çmime simbolike në kuadër të tregut të hapur gjatë “Vikendit të Dizajnerëve” në ndihmë të nënave dhe fëmijëve.

Teshavesha është ndërmarrje shoqërore e themeluar nga fondacioni 'Aksioni për Nëna dhe Fëmijë' me qëllim të ngritjes së fondeve për të mbështetur programet shëndetësore për përmirësimin e jetëve të nënave dhe fëmijëve në Kosovë.

Idea për Vikendin e Dizajnerëve ka lindur në bashkëpunim të dyqanit bemires Teshavesha dhe Adrian Berishës, dhe mbështetet nga Empoëer Private Sector dhe KAMA. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat