I bie tezga mbi kokë një vajze në sheshin ‘Zahir Pajaziti’, dërgohet në QKUK

Prishtina

I bie tezga mbi kokë një vajze në sheshin ‘Zahir Pajaziti’, dërgohet në QKUK

Më: 13 maj 2017 Në ora: 14:40
Pamje nga vendngjarja

Një vajzë ka marrë lëndime dhe është alivanosur pasi i ka rënë një tezgë metali në kokë.

Incidenti ka ndodhur në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ në Prishtinë. Në vendngjarje ka dalë edhe ndihma e shpejtë, ku pas ndihmës së parë në vendngjarje, viktima është transportuar për në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK).

Dëshmitarë të pranishëm në vendngjarje kanë bërë të ditur se incidenti ka ndodhur rreth orës 13:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat