Hoxha: Koalicioni nuk është prishur, fushata farse

Prishtina

Hoxha: Koalicioni nuk është prishur, fushata farse

Më: 15 maj 2017 Në ora: 11:49
Yll Hoxha

Asamblisti i Vetëvendosjes Yll Hoxha, ka thënë se koalicioni Pronto nuk është prishur fare dhe se fushata po del të jetë vetëm farse, tentativë e mashtrimit të qytetarëve.

Këtë deklaratë Hoxha e bëri në Kuvendin Komunal të Prishtinës,me ç’rast sot me shumicë votash u hoq pika e rendit të ditës që 8 parcela të Komunës së Prishtinës të jepen për shfrytëzim afatgjatë për ndërtimin e banesave, disa prej të cilave do u jepen për shfrytëzim 400 punëtorëve të Komunës.

25 vota nga LDK dhe PDK e bënë shumicën e votave që kjo pikë e rendit të ditës të tërhiqet.

E pikërisht për këtë, Hoxha më tej tha: “LDK-ja po thotë kurrë më me PDK-në, kurrë më me klanin Pronto, por sot në kuvendin komunal të Prishtinës votuan sërish bashkë për bllokimin e Shpend Ahmetit. Sot bllokuan projektin e banimit kolektiv me kosto të përballueshme”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat