Kandidatët për deputetë të LDK-së nga Dega IV (Dokument)

Prishtina

Kandidatët për deputetë të LDK-së nga Dega IV (Dokument)

Më: 15 maj 2017 Në ora: 18:38
Foto ilustrim

Zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit, kanë përshpejtuar edhe proceset përgatitore nëpër partitë politike në Kosovë.

Ndaj edhe Lidhja Demokratike e Kosovës s’ka humbur kohë në përpilimin e listave për kandidatët për deputetë të legjislaturës së ardhshme të Kosovës.

Nga mbledhja e kryesisë së Degës së IV të kësaj partie e mbajtur dje janë përzgjedhur edhe emrat e pretendentëve për deputetë të ardhshëm të partisë.

Media ka siguruar emrat, disa prej tyre të njohur në skenën politike dhe deputetë edhe në të kaluarën e disa emra krejt të rinj, që pretendojnë karriera politike në të ardhmen.

Kryesia  e kësaj dege ka vendosur që të propozojë,  Halim Muçollin, që është edhe kryetar i kësaj dege, më pas ish-deputetët, Arben Gashi, Nuredin Ibishi e Sabri Hamiti.

Të propozuar të tjerë të degës janë; Hamdi Jaha, Naser Rugova, Hashim Deshishku, Petrit Bicaj, Valon Murtezaj, Vebi Mujku, Frashër Demaj, Besnik Krasniqi dhe Hajrullah Tërnava.

Ndërsa, sipas çelësit gjinor janë propozuar, Besa Zogaj Gashi, Vlora Dumoshi, Hikmete Bajrami, Rita Hajzeraj dhe Donjeta Ballovci.

Image
Lista
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat