“Lumi i vogël” në Tauk Bashqe, vend për kanalizim e gjarpërinj

Prishtina

“Lumi i vogël” në Tauk Bashqe, vend për kanalizim e gjarpërinj

Më: 16 maj 2017 Në ora: 11:57
Tauk Bashqe

Në vitin 2013 ishte ndërtuar për të bartura ujin që rrjedhë nga Gërmia. Por “lumi urban” që ndodhët në "Tauk Bashqe" të Prishtinës është kthyer në kanal të ujërave të zeza.

Parku në “Tauk Bashqe” ofron hapësirë të mjaftueshme për ata që përtojnë të shkojnë në Gërmi. Me ardhjen e pranverës, parku është kthyer në pak “mushkërisë” për qytetarët.

Pamje të bukur ofron edhe rrjedha e ujit e cila natën është e shoqëruar me ndriçim. Por, shëtitja bëhet e padurueshme në afërsi të tij. Në mungesë të kanalizimit, disa shtëpi që ndodhën në atë zonë derdhin ujërat e zeza në rrjedhën brenda Parkut.

Nuk mungojnë as gjarpërinjtë e ngordhur mbi kanal.

Afër kanalit ndodhët edhe shëtitorja, e cila shpesh behët e rrezikshme për fëmijët.

Komuna e Prishtinës, në mesin e qershorit të vitit 2013 kishte investuar në këtë park në vlerë afër 500 mijë euro i  cili përfshin një sipërfaqe prej 18 hektarësh.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat