Mbahet Panairi Virtual i Karrierës

Prishtina

Mbahet Panairi Virtual i Karrierës

Më: 19 maj 2017 Në ora: 18:54
Mbahet Panairi Virtual i Karrierës, foto arkiv

Qendra për Zhvillim të Karrierës në Universitetin e Prishtinës "Hasan Prishtina", më 23 maj hap edicionit të 7-të të Panairit Virtual të Karrierës.

Rektoratit të Universitetit të Prishtinës "Hasan Prishtina" do të bëhet hapja solemne e edicionit të 7-të të Panairit Virtual të Karrierës, të organizuar nga Qendra për Zhvillim të Karrierës e universiteti i Prishtinës "Hasan Prishtina".

Në këtë panair marrin pjesë 35 institucione, kompani dhe organizata të cilat ofrojnë për studentët dhe të diplomuarit e UP-së informacione rreth mundësive për punësim, punë praktike, bursa, trajnime,  kurse, etj.

Të pranishmëve do t’i drejtohet  Rektori  i  UP-së, Prof. Dr. Marjan Dema,  prorektorja për cilësi në Universitetin e Prishtinës prof. dr. Teuta  Pustina - Krasniqi, përfaqësuesit e sponsorëve mbështetës dhe disa nga përfaqësuesit e kompanive dhe institucioneve pjesëmarrëse.

Përveç kompanive që ofrojnë vende të punës dh e punë praktike, organizatave që do të ofrojnë informata rreth bursave, kurseve, trajnimeve e shërbimeve tjera, në këtë panair maturantët do të gjejnë  informata për programet e studimit të UP-së, për studentët dhe të diplomuarit që duan të aplikojnë për punë ose punë praktike do të jenë në dispozicion shërbimet e këshillimit për përpilimin e CV-së dhe letrës motivuese.

Studentët do të kenë mundësinë të aplikojnë në panair për pozita të lira pune dhe praktikë, ose të informohen për mundësitë  e aplikimit online.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat