Albin Kurti së bashku me Shpend Ahmetin dhe kandidatët e tjerë për deputetë, biseduan me qytetarët e Prishtinës

Prishtina

Albin Kurti së bashku me Shpend Ahmetin dhe kandidatët e tjerë për deputetë, biseduan me qytetarët e Prishtinës

Më: 23 maj 2017 Në ora: 21:10
Albin Kurti së bashku me kryetarin e Prishtinës njëherësh edhe kandidatin për deputetë, Shpend Ahmeti

Kandidati për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti së bashku me kryetarin e Prishtinës njëherësh edhe kandidatin për deputetë, Shpend Ahmetin dhe kandidatët e tjerë, janë takuar sot me qytetarët e Prishtinës.

Kurti përmes një postimi në Facebook, ka thënë se me datën 12 qershor do të festohet ndryshimi i madh për Kosovën.

Postimi i plotë i Kurtit:

Prishtina ishte e para që vendosi për ndryshimin, duke zgjedhur VETËVENDOSJE!-n. Pasditen e sotme bashkë me kandidatët nga Prishtina, e kaluam në bashkëbisedim me banorët e kryeqytetit. Pengesat që ia ka shkaktuar pushteti qendror Prishtinës së Shpendit, pas 11 qershorit nuk do të jenë më.
E në datën 12 qershor do të festojmë 12 vjetorin e Lëvizjes, e njëherazi ndryshimin e madh për Kosovën.
#Albini2017

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat