Prezantimi i aplikacionit “përPrishtinën”

Prishtina

Prezantimi i aplikacionit “përPrishtinën”

Më: 22 qershor 2017 Në ora: 15:38
Prezantimi i aplikacionit “përPrishtinën”

Komuna e Prishtinës vazhdon projektet e digjitalizimit të shërbimeve ndaj qytetarëve.  Kësisoj, sot u prezantua aplikacioni “përPrishtinën” dhe sistemi tërësisht i digjitalizuar i qendrës së thirrjeve. Aplikacioni “përPrishtinën” do t’ju vijë në ndihmë të gjithë qytetarëve, për të raportuar problemet të cilat i hasin çdo ditë sa i përket rendit komunal, ndotjes së ambientit, rrezikut për pronën publike, pengesave në komunikacion, dëmtimit të pyjeve, si dhe të ndërtimeve pa leje.

Tashmë çdo informacion mbi parregullsitë në Prishtinë, qytetarët lehtësisht mund ta lajmërojnë përmes mesazhit, fotos, mesazhit dhe fotos nga aplikacioni, por edhe duke thirrur në numrat e telefonit pa pagesë për qytetarët (0800 1 22 33; 0800 1 22 44; 0800 1 22 55). Informimi mund të jetë edhe anonim ose publik; me dërgim ose jo të koordinatave të parregullësisë së raportuar nga qytetarët.

Image

Qellimi i vetëm i këtij projekti eshte për të lehtësuar dhe përmirësuar jetën e qytetarëve.

Implementimi i teknologjisë së nivelit të lartë dhe gjithë risitë që ajo sjellë duhet parë edhe si mjet në shërbim të shoqërisë për një shërbim më të mirë dhe që u kursen më shumë kohë qytetarëve

Konsistenca e Komunës së Prishtinës në digjitalizimin e shërbimeve tregon rrugën e qartë të Komunës për t’i përcjellur trendet e fundit botërore lidhur me promovimin e qyteteve inteligjente (smart city).

Image

Poashtu, i tërë procesi i qendrës së thirrjeve është tashmë i digjitalizuar dhe i ndërlidhur me aplikacionin “përPrishtinën”. Ky sistem mundëson edhe pranimin dhe origjinimin e thirrjeve, regjistrimin e thirrjeve, evidentimin e sakt për raportime ditore, javore dhe mujore, informacione statistikore mbi fluksin më të madh të thirrjeve (në cilën kohë, ditë ose muaj), informimin e Drejtorive përkatëse, Kompanive Publike dhe të gjitha institucionet me rëndësi në territorin e Komunës së Prishtinës. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat