Fillon largimi i shitësve ambulantë nga sheshi në Prishtinë

Prishtina

Fillon largimi i shitësve ambulantë nga sheshi në Prishtinë

Më: 22 qershor 2017 Në ora: 19:02
Pamje nga Prishtina

Policia e Kosovës ka filluar largimin e shitësve ambulantë nga sheshi në kryeqytet.

Dhjetëra shitës ambulantë, të cilët kanë ngre tezga në sheshin e kryeqytetit, nuk kanë leje pune nga Komuna.

Sheshi është kthyer në pazar plaçkash nga më të ndryshmet, nga gjërat ushqimore e deri te bizhuteritë e lodrat. Shitësit e pranojnë se për një veprimtari të tillë në zemër të kryeqytetit nuk kanë leje, porse dalin aty, sepse u leverdisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat