Komuniteti egjiptian kërkon vëmendje më të madhe nga qeveria

Prishtina

Komuniteti egjiptian kërkon vëmendje më të madhe nga qeveria

Më: 23 qershor 2017 Në ora: 09:15
Komuniteti egjiptian

(E plotësuar) - Komuniteti egjiptian mbajti sot një protestë paqësore para Qeverisë së Kosovës, me ç’rast kanë kërkuar trajtim të barabartë në shoqërinë kosovare.

Të rinjtë egjiptianë në duar mbanin pankarta me mbishkrimet “Edhe ne kërkojmë drejtësi”, “Dua të jem akademik, jo analfabet”, “Duam punë, jo skema sociale”, “Ngjyra ime ka vlerë”, me të cilat kërkonin trajtim me të mirë nga institucionet e vendit.

Studenti i Universitetit të Prishtinës nga ky komunitet, Burhan Gashi, tha se sot kanë arsye për të festuar, por edhe për të shprehur shqetësimet me trajtimin e këtij komuniteti nga institucionet e vendit.  

Gashi: Komuniteti egjiptian ka potencial për shkollim

“Dua punë dhe jo skema sociale, do të thotë që komuniteti egjiptian është një komunitet punëtor, një komunitet që është në gjendje të shkollohet, një komunitet i cili ka vetëdije të plotë edhe profesionale nëse i jepet mundësi, e jo gjithmonë të mbahet nga shteti që do të thotë se nëse komuniteti egjiptian ngritet në nivel profesional dhe në nivel më të lartë është në gjendje të ndihmojë shtetin dhe jo vetëm t’i marrë popullit kosovar”, tha Gashi.

Përfaqësuesi i komunitetit egjiptian në legjislaturën e kaluar, Veton Berisha, ka shprehur shqetësimet për mos kujdesin e institucioneve ndaj komunitetit që ai përfaqëson.  Ai tha se edhe me këtë formë komuniteti egjiptian di të kërkojë të drejtat e tij.

Berisha: Komuniteti egjiptian nuk është në pozitë të mirë

“Kjo e tregon me së miri se komuniteti egjiptian nuk është në pozicionin më të mirë të mundshëm. E ka një pozitë, e cila vërtet nuk është për t’u dëshiruar dhe me këtë rast kjo protestë jep një mesazh për institucionet qeveritare që të kthejnë vëmendjen kah komuniteti egjiptian, të merren konkretisht me problemet e komunitetit egjiptian, të cilat nuk kanë shumë kosto dhe nuk kanë shumë probleme për t’u realizuar. Thjesht, e kërkon një vullnet politik, e kërkon një vëmendje, një respekt ndaj komunitetit egjiptian, i cili po dëshmohet se ka munguar ndër vite”, tha Berisha.

Ai theksoi se baza kushtetuese dhe ligjore është shumë e mirë dhe iu siguron komunitetit egjiptian të drejta, por në praktikë nuk ka jetësim të kësaj infrastrukture kushtetuese e ligjore.

Berisha, i cili në mandatin e kaluar ka qenë në qeveri, shpreson se qeveria e ardhshme do të merret më seriozisht me plotësimin e kërkesave të komunitetit egjiptian.

Berisha: Shpresojmë që qeveria e ardhshme të na ndihmojë më shumë

“Ne ballafaqohemi çdo ditë me pengesa, me mos përkrahje, me pa vullnet për të na trajtuar në mënyrën me të mirë të mundshme. Do të thotë edukimi, punësimi, pozita sociale, trajtimi në shkolla dhe gjëra tjera, të cilat nuk na bëjnë të ndihemi mirë. Ne kërkojmë atë që na takon, atë që ka obligim shteti, për të cilën kemi kontribuar me shekuj dhe ne nuk kemi ku të shkojmë tjetër pos në Kosovë dhe Kosova duhet të kujdeset për neve. Zakonisht, në të kaluarën është treguar se qeveritë nëse kanë interes të votës ato komunitete i kanë përkrahur. Dua të bëj një krahasim, komuniteti boshnjak dhe turk, fuqia e votës tek ata ka ndikuar shumë që ato ta ndryshojnë gjendjen. Mbes me shpresë që qeveria mos ta shikojë mbi këtë bazë, por si komunitet, i cili ka nevoja”, tha Berisha.

Kjo protestë u organizua në kuadër të aktiviteteve me rastin e 24 majit, Ditës nacionale të egjiptianëve.

Komuniteti egjiptian kërkon trajtim të barabartë në shoqërinë 

Komuniteti egjiptian ka zhvilluar sot një protestë paqësore para Qeverisë së Kosovës ku kanë kërkuar trajtim të barabartë në shoqërinë kosovare.

Të rinjtë egjiptianë në duar mbanin në dorë pllakate ku shkruanin “Edhe ne kërkojmë drejtësi”, “Dua të jem akademik jo analfabet”, “Duam puna jo skema sociale”, etj.

Studenti i UP-së nga ky komunitet Burhan Gashi tha se sot kanë arsye për të festuar, por edhe për të shprehur shqetësimet e tyre me trajtimin e këtij komuniteti.

Kjo protestë u mbajt në kuadër të aktiviteteve me rastin e 24 majit, Ditës së Egjiptianëve.

Sot protestojnë egjiptianet

Komuniteti egjiptian në kuadër të shënimit të javës egjiptiane, do të mbaj sot një protestë paqësore në sheshin “Skënderbeu”, në kryeqytet.

Ata sot do të mbajnë edhe një tryezë me temë "Perspektiva e të rinjve të komunitetit egjiptian në Kosovë dhe mbështetja institucionale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat